Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Lady Gaga, si nuk e keni parë kurrë më parë në “Carpool Karaoke”

(Video) Lady Gaga, si nuk e keni parë kurrë më parë në “Carpool Karaoke”
October 26
15:54 2016

“Carpool Karaoke/ The Late Late Show” nuk ka zhgënjyer as këtë herë, pasi pjesë e “xhiros” me makinë është bërë Lady Gaga.

Fillimisht, Gaga hyri në skenë si “Lady Haha” dhe i është drejtuar audiencës kundër kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. “Donald Trump po drejton një spektakël ku do të do të shpalosë idetë e tij të fushatës elektorale dhe në vend të ‘little monsters’ [fansat e Lady Gaga-s] do të ketë vetëm monstra!”, – ka thënë këngëtarja para se Corden të arrijë në skenë, gjysmë i veshur dhe të këndojë “A-Yo” bashkë me artisten 30 vjerçare.

Pastaj, “The Late Late Show” kaloi tek segmenti më i shikuar i tij, “Carpool Karaoke”, ku Gaga dhe Corden kënduan një sërë hitesh si “Move Bitch, Get Out Of The Way”, “Perfect Illusion”, “Bad Romance”, “Poker Face”, “Born This Way” dhe “A Million Reasons”.

Nëse nuk keni qeshur më parë me “Carpool Karaoke”, ja ku e keni mundësinë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje