Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Lady Gaga performon “Perfect Illusion” për herë të parë, por ka një problem..

(Video) Lady Gaga performon “Perfect Illusion” për herë të parë, por ka një problem..
September 11
18:41 2016

Lady Gaga ka performuar për herë të parë single-in e saj të ri, “Perfect Illusion”, në një nga “club”-et më të njohura të Londrës.

Bashkë me producentin e saj, Mark Ronson, ajo u dha një grupi fansash të zgjedhur mundësinë për të përjetuar “live” këngën e saj më të re.

Gaga kishte zgjedhur të vishte rrobat nga “cover”-i zyrtar i “Perfect Illusion”, por gjatë performancës ajo veshje shfaqte një problem: gjoksin e artistes.

Duke qenë se kënga është e zhanrit pop/rock, Lady Gaga-s i duhej të lëvizte nga një cep i skenës në tjetrin, duke bërë që gjoksi i saj të ekspozohej jo rrallë herë. Fatmirësisht (ose fatkeqësisht), këngëtarja e “Born This way” kishte vënë ngjitëse në formë “X” për të mbuluar pjesët intime.

Pavarësisht kësaj, energjia e saj në skenë nuk kishte të krahasuar! /Blitz.al/

Shperndaje