Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Lady Gaga “çmendet” në videon e re

(Video) Lady Gaga “çmendet” në videon e re
September 21
12:44 2016

Pak ditë pasi publikoi këngën e saj më të re, “Perfect Illusion”, Lady Gaga ka publikuar edhe videon e kësaj kënge premierë në serialin “Scream Queens” të Fox News.

Në video, Gaga shfaqet duke kënduar në një shkretëtirë, njëherë vetëm e më pas në mes të një turme njerëzish.

“Perfect Illusion” (videoja) është një bashkëpunim i Lady Gaga-s me regjisorin dhe fotografin Ruth Hogben, i cili ka punuar edhe më parë me artisten për “Monster Ball” dhe “artRAVE: The ARTPOP Ball tours”.

Videoja rikthen përsëri Gaga-n në fillimet e saj: seksi, e egër, agresive dhe moskokëçarëse. Ky është fillimi i një epoke të re në karrierën e Lady Gaga-s, pasi albumi i saj i ri “Joanne” pritet të publikohet më 21 tetor. /Blitz.al/

Komento