Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kylie dhe King i bëjnë surprizë Tygas për ditëlindje

(Video) Kylie dhe King i bëjnë surprizë Tygas për ditëlindje
November 18
11:53 2016

Kylie Jenner ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me djalin e të dashurit të saj, Tygas. Të dy në bashkëpunim, Kylie dhe King, i bënë një surprizë për ditëlindje reperit, duke e habitur në një mënyrë me të vërtetë të veçantë.

Ata kanë zbukuruar shtëpinë e Kylie-t me tullumbace dhe dekorime të ndryshme dhe përgatitën ushqimet e preferuara të Tygas. Pula e pjekur dhe ëmbëlsirat sigurisht që ishin pjesë e menysë.  Ata i kanë kënduar këngën e ditëlindjes dhe reperi i ka hapur dhuratat bashkë me të birin. Çifti e kaloi të gjithë mbrëmjen duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke ngrënë ëmbëlsira  dhe të gjitha këto ylli i reality show i ka dokumentuar në Snapchat. Ky është vetëm fillimi i një ditëlindjeje që pritet të festohet në fundjavë nga e gjithë familja./Blitz.al/

kylie-jenner-team-up-with-king-cairo-to-surprise-tyga-with-early-27th-birthday-party

 

 

Komento
Shperndaje