Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky kërcim sensual i Jennifer Lopez po bën xhiron e rrjetit. Ndjekësit: “Ti mbetesh numri 1!”

(Video) Ky kërcim sensual i Jennifer Lopez po bën xhiron e rrjetit. Ndjekësit: “Ti mbetesh numri 1!”
November 27
10:38 2016

Këngëtarja Jennifer Lopez njihet për format e saj shumë të mira trupore. Jo më kot edhe vajzat në moshë të re e përdorin fizikun e saj si një inspirim personal për të arritur format e dëshiruara. Ndonëse prurje të reja në botën e showbiz-it amerikan kanë bërë që të zhvendoset disi vëmendja nga Jennifer Lopez, këngëtarja, nëpërmjet një videoje në Instagram, ka treguar se ajo mbetet ndër më të mirat.

Teksa bën lëvizje sensuale, ndjekësit e saj kanë reaguar shumë pozitivisht. Disa kanë thënë se J.Lo mbetet divë dhe numër 1, ndërkohë që të tjerë kanë thënë se Kim Kardashian nuk është asgjë përpara saj. Megjithatë, pak rëndësi ka se për kë bëjmë ‘tifozllëk’, Lopez mbetet një ikonë e vërtetë.

 


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje