Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky gjest i Bebe Rexhës ka emocionuar të gjithë ndjekësit shqiptarë në Instagram!

(Video) Ky gjest i Bebe Rexhës ka emocionuar të gjithë ndjekësit shqiptarë në Instagram!
August 12
09:36 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila është duke korrur sukses ndërkombëtar me hitet e saj “No broken Hearts” si dhe “In the name of love”, nuk e ka harruar origjinën e saj shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar duke postuar një video para disa orësh në llogarinë e saj në Instagram, ku duhet thënë se ndjekësit shqiptarë janë emocionuar pa masë.

Ajo ka shpërndarë një video duke kërcyer vallen tradicionale të Rugovës, të cilën është duke ia mësuar edhe bashkëpunëtorëve të saj të menaxhimit. “Jam duke i mësuar skuadrës time si të kërcejnë vallen popullore të Rugovës”, – është shprehur këngëtarja, e cila duket mjaft e lumtur teksa kërcen me muzikën shqiptare në sfond.

Menjëherë komentuesit shqiptarë kanë lavdëruar Bebe Rexhën për këtë gjest të bukur dhe që nuk e harron origjinën e saj. “Bravo shqipe!” – shkruajnë shumica prej tyre, ndërkohë që video ka marrë shumë shikime, me siguri edhe nga ndjekës të huaj, të cilët tashmë janë fansa të yllit ndërkombëtar! /Blitz.al/

Teaching my team how to dance Albanian VallJa e Rugoves @rayrayholloman @babydjew 😭😭😑

A video posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

Komento
Shperndaje