Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kush e bëri Viola Spiron të qajë?

(Video) Kush e bëri Viola Spiron të qajë?
July 01
22:07 2016

Moderatorja e emisioneve sportive, Viola Spiro, ka qenë shumë e angazhuar nga ana profesionale kohët të fundit, duke qenë se Kampionati Europian i Futbollit e ka angazhuar atë çdo ditë. Shpesh Viola u tregon ndjekësve të saj në Snapchat momentet kur përgatitet për në studion e emisionit sportiv që ajo drejton mbrëmjeve në Ora News, ku shfaqet në formë shumë të mirë.

Por sot, ndryshe nga herët e tjera, bukuroshja Spiro nuk duket aspak e gëzuar, madje ajo edhe ka qarë në një video që ka vendosur të shpërndajë në Snapchat. Duke i dhënë makinës e duke dëgjuar muzikë, ajo duket se nuk e ka mbajtur dot veten, ndaj dhe i kanë dalë lot.

Pas kësaj videoje, Viola nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndaj nuk e dimë se çfarë mund ta ketë bërë atë të preket: lodhja e këtyre ditëve, ndonjë plagë dashurie apo thjesht përlotje prej tingujve të këngës? Të gjitha këto mbeten pista të hapura e deri kur Viola të na tregojë vetë të vërtetën, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë që të kenë qenë vetëm lot të momentit!

Më poshtë ndiqni videon që vetë Viola ka publikuar në Snapchat e ku shfaqet duke qarë:

Shperndaje