Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Kus kus” në buzë mes Fjollës dhe Fifit

(Video) “Kus kus” në buzë mes Fjollës dhe Fifit
June 08
16:26 2016

Fjolla Morina ndodhet në Tiranë dhe  është parë në shoqërinë e disa prej mikeshave të saj.  Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka qenë në një nga lokalet e kryeqytetit me Filloreta Raçin ose siç njihet ndryshe Fifi dhe me Antigona Ramosaj. Nuk mund të mungonin fotot dhe videot e shumta në rrjetet sociale. Por ajo çka nuk mund të lihej pa u vënë re është një video në Snapchat-in e Fjollës.

Fjolla dhe Fifi kanë qenë duke kënduar këngën më të re të Fifit “Kus Kus” dhe pas “performancës” shkëmbejnë një puthje në buzë. Këtë moment, vajzat nuk e kanë pasur problem ta shpërndajnë edhe me miqtë e fansat e tyre.  Nuk ngelet gjë tjetër për të thënë veçse vajzat na lanë pafjalë…

Komento
Etiketimet
Shperndaje