Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kur u këndohet parave…

(Video) Kur u këndohet parave…
October 27
14:58 2016

Shumë nga këngët që dëgjojmë çdo ditë kryesisht i dedikohen dashurisë, ndarjes apo vuajtjes. Megjithatë, ka edhe disa këngë të cilat i dedikohen një dashurie tjetër, si për shembull asaj për paranë. Ndoshta kur i keni dëgjuar për herë të parë nuk e keni kuptuar plotësisht që në këto këngë u këndohet me superlativa parave. Këto këngë janë kthyer në hite dhe numërojnë me mijëra shikime në Youtube. Ndiqni në vijim këngët e disa artistëve që i këndojnë parasë./Blitz.al/

Bashkëpunimi i Aurela Gaçes dhe Mc Kreshës na tregon një marrëdhënie në çift e krijuar mbi bazën e interesit dhe se sa e rëndësishme është paraja.

Andy Gramm dhe Fuga me të vërtetë i kënduan lekut, por duke na shfaqur një realitet tjetër: si do të ishte nëse gjithçka do të vlente zero lekë.

Bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës u kthye në sukses. Një klip i mbushur me femra seksi , pije pafund dhe padyshim “milionerë”.

Me siguri që shumë prej jush duhet ta mbajnë mend klipin “Xhepi” të Korab Jetishit, djalit që i harxhon të gjitha lekët me vasha brune e biondina.

2po2 e deklaroi hapur dashurinë e tij për paranë kur i dedikoi këngën “Kam ra n’dashni” e kur deklaroi se pa të s’ia dinte lezetin jetës.

Mania për para ose “Mani për Money” ishte klipi i parë i këngëtares Era Istrefi, me të cilin u prezantua për publikun shqiptar.

Reperi Capital T i porositi 100 shishe, ua këndoi një këngë parave dhe u kallxoi të gjithëve se ka shumë “Pare Pare”.

Getinjo në klipin e tij të fundit “O moj pare”  këndon me një dashuri të pakushtëzuar ndaj parasë.

Të gjithë u surprizuan me kuptimin e titullit të shumëpërfolur “Lejla” të këngës së Elvana Gjatës dhe 2po2. Askush nuk e kishte menduar se në fakt lejlaja është  ngjyra që personifikon kartëmonedhën 500 euro-she.

Komento
Shperndaje