Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ku u frymëzua Mozzik për këngën “Cocaina”?

(Video) Ku u frymëzua Mozzik për këngën “Cocaina”?
July 31
17:07 2016

Ditën e djeshme, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, me titull “Cocaina”. Por  në “epokën” e Shazam-it, kur kërkon për “Cocaina” të Mozzik të del “Lightskin” i S-Loud.

Kohët e fundit, këngëtarë të ndryshëm shqiptarë blejnë këngë të huaja dhe i ripërpunojnë ato në gjuhën shqipe. Edhe për këngën e Mozzik mund të themi të njëjtën, gjë por nuk e dimë nëse ajo është e frymëzuar, e vjedhur, e blerë apo e kopjuar nga S-Loud.  Nëse i dëgjon të dyja këngët, ne ju themi se ka një ngjashmëri të madhe midis “Cocaina” dhe “Lightskin”. Madje duket si një ripërpunim  i materialit ekzistues të S-Loud në shqip.  Këngët ngjajnë  jo vetëm në muzikë dhe ritëm, por edhe në tekst.

Edhe bashkëpunimi i mëparshëm “Mra pika” i Mozzik me Enis Bytyqi ishte me një muzikë të dëgjuar më parë. Mesa duket, ripërpunimi i këngëve të huaja në shqip është një nga trendet e fundit. Pëlqeje një këngë, ripërpunoje dhe paraqitja publikut, kjo është moda!

Gjithsesi ne i urojmë suksese Mozzik në krijimtarinë e tij muzikore! /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje