Blitz

 Breaking News

(Video) Koncerti recital, Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani emocionojnë me performancën e tyre

(Video) Koncerti recital, Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani emocionojnë me performancën e tyre
November 15
21:57 2018

Mbrëmjen e sotme, në Qendrën Kulturore tek Katedralja Ortodokse organizohej një ndër eventet më të këndshme muzikore, koncerti recital i Anxhela Peristerit.

“Reflektim”, me një interpretim të ndjerë të repertorit të këngëve të Anxhelës ka përcjellë emocion tek publiku që në minutat e para. Rekord për ketë shfaqje ishte dhe shitja e të gjitha biletave 2 ditë përpara eventit.

Një ndër momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte dhe interpretimi i këngës “Prap do ti lutem” së bashku me Elhaida Danin, e cila shihet dhe ne videon e siguruar per Blitz.al.Ato ndanë bashkë skenën për të përcjellë shumë me vokalin e tyre të pakrahasueshëm.

Në fund të performancës Anxhela e falenderoi për prezencën dhe përpara se t’i linte skenën, me shaka u shpreh :”Megjithatë atë nuk ta lë!”

Përgjigja e Elhaidës ishte shumë e thjeshtë:

“Atë s’ma le, çmimet s’mi le, të paktën më lër skenën.”

Më pas, performanca vazhdoi për t’i dhuruar publikut emocione që do t’i mbajë mend për shumë gjatë. /Blitz.al/

Share