Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këta këngëtarë shqiptarë tregojnë hapur se çfarë duan nga femrat….

(Video) Këta këngëtarë shqiptarë tregojnë hapur se çfarë duan nga femrat….
November 03
13:14 2016

Të gjithë e duam muzikën dhe kemi një playlistë të preferuar në telefonin tonë të cilën e dëgjojmë pothuajse gjatë gjithë kohës. Ka disa njerëz që në mënyrë instiktive lidhin një fjalë të një bisede me një tekst kënge. Frymëzuar nga një ngacmim në rrugë ku një djalë i propozonte një vajze me fjalët “ta du zemrën” menduam të risillnim ndërmend disa opsione të togfjalëshit “Ta du…” që na kanë servirur këngëtarët tanë./Blitz.al/

Grupi Etnon këtë verë ka sjellë disa hite e një prej tyre është dhe kënga “Turn me on”. Kjo është një këngë verore e shumë ritmike dhe padyshim të gjithë fansat e grupit duhet ta kenë dëgjuar frazën “Ta du erën” në refren.

Bashkëpunimi i Getoar Selimit dhe Nrg Band bëri bujë kur u publikua fillimisht pasi i këndohej “majmunit”. Se për çfarë bëhej fjalë nuk u pohua asnjëherë megjithatë “ta du majmunin” u kthye në një nga shprehjet më të përdorura pas lançimit të kësaj kënge.

 

Bashkëpunimi i Ledrit dhe Flori Mumajesit me titull “Nuk ma la” është një nga këngët më të pëlqyera këtë verë. Një klip interesant, plot humor dhe me tekst padyshim interesant nuk kishte si ti mungonte një frazë si “Ta du mesin”.

“Pantera” është një nga këngët më të dëgjuara të Sergio-s dhe këngëtari i thotë vajzës në këtë rast, “Ta du buzën pantera jeme”.

“Se do ti dua, ato syçkat ti vashë falmi mua…” është një këngë korçare ndër më të bukurat dhe që këndohet shpesh në dasma.

Besojmë se kur u publikua fillimisht kënga e Flori Mumajesit dhe Dj Vicky-t të gjithë e fiksuan shprehjen “Ta du shumë mamin” dhe çunat sidomos me siguri e kanë dëgjuar shpesh në makina gjatë kohës që ngasin makinën në qytet. Edhe pse titulli i këngës është “Nallane” është e sigurisht që të gjithë në Youtube e kërkojnë me “Ta du shumë mamin”.

Anaid është një këngëtar i ri i cili vitin e kaluar konkurroi në “Kënga Magjike” me këngën “Ta du zemrën”.

Komento
Shperndaje