Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarja shqiptare tërbohet me “Bon Bon” të Era Istrefit

November 24
10:52 2016

anxhelina

“Bon Bon” e Era Istrefit është një ndër këngët më të dëgjuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga vende të ndryshme ku në sfond dëgjohet vetëm “Bon Bon”.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka qenë në një klub në Amerikë dhe pasi ka dëgjuar këngën e Erës nuk është përmbajtur dot. Ajo ka postuar një video në Snapchat, ku shihet duke kërcyer dhe kënduar “me zë koke”.

Duket se fakti që një këngë shqiptare dëgjohet edhe në klubet jashtë vendit e ka entuziazmuar Anxhelinën, e cila ka shkruar “Eraaa” te videoja në Snapchat./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje