Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarja shqiptare rikthehet pas 8 vitesh mungesë në “Kënga Magjike”

October 12
10:33 2017

 

Festivali i njohur i muzikës, “Kënga Magjike” shërben si trampolinë për në sukses, por rikthen herë pas here edhe emra të njohur të muzikës.

Këtë vit në skenën e “Kënga Magjike” do të ngjitet një emër mjaft i njohur i muzikës shqiptare, Evi Reçi, e cila prej mëse 8 vitesh ishte distancuar nga çdo kompeticion muzikor në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me një postim në Instagram ku shprehet se do të ngjitet në skenën e Kënga Magjike me plot emocione dhe shumë përgjegjësi.

Duket se Evi nuk do të ketë një rikthim normal në festivalin e drejtuar nga Ardit Gjebrea sepse bashkëpunëtor me këngëtaren shqiptare do të jetë Darko Dimitrov, vulën e së cilës e mban “Nëntori” i Arilenës, i cili dëgjohet edhe sot e kësaj dite sikur të qe dita e parë e publikimit.

Kujtojmë se një rikthim të tillë pati edhe Tuna vitin e kaluar me “Duam”, një prodhim i producentit Flori Mumajesi dhe studios Threedots.

Ne jemi shumë kuriozë të shohim se çfarë do të përgatisë Evi bashkë me Darkon për ne. /Blitz.al/

 

Shperndaje