Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarja shqiptare pranon publikisht: “Heq dorë nga muzika!”

October 12
09:10 2017

 

 

Nuk kanë kaluar as 5 muaj që kur u publikua kënga e saj më të re, “S’je ai mo”, këngë e cila duket se është e fundit nga Zanfina Ismaili.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja kosovare në një intervistë për “Express Rozë”, ku ka treguar se do të shkëputet nga muzika dhe do t’i dedikohet me kohë të plotë profesionit si juriste.

“Merrem me muzikë që prej moshës 4 vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion., ja di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, por dua ta lë si hobi”, – shprehet Zanfina.

Më pas ajo shton: “Muzika ka mbetur si pjesë e qejfit tim. Kështu si e kam vendosur po ndihem mirë”.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kënaqemi me këngët e vjetra të Zanfinës. /Blitz.al/

Shperndaje