Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarja rrezikon jetën në koncert: “Ngrini telefonat lart se duhet filmuar!”

October 20
18:12 2017

 

Gjatë një koncerti ka dhjetëra incidente që mund të rrezikojnë jetën e fansave, e këngëtarëve apo edhe të stafit të koncertit. Prandaj dhe stafi i sigurimit ndodhet në çdo koncert të mundshëm… për të shmangur edhe incidente siç i ndodhi mbrëmjen e kaluar këngëtares së njohur Katy Perry.

Këngëtarja ishte ngjitur pezull në ajër teksa performonte  një prej hiteve të saj, kur gjatë kësaj performance Katy ka ngecuar e ka rrezikuar të bie nga lartësia.

E gjitha është regjistuar nga fansat dhe është publikuar në Youtube.

“Kjo është hera e fundit që kam ngecur këtu”, – shprehet Katy. “E di që jam paksa e fiksuar pas lartësive, por bëni mirë të ngrini telefonat dhe ta regjistron këtë!”

“Mos vallë duhet të hidhem?!!”, – pyet më pas Perry.

Por gjërat kanë përfunduar mirë sepse Katy është ulur dhe ka filluar normalisht performancën. /Blitz.al/

Shperndaje