Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarja e njohur shqiptare, tani komentatore në BBC

May 17
18:42 2017

 

Nëse ka një këngëtare shqiptare që padyshim identifikohet me Eurovizionin, ajo është padyshim Anjeza Shahini. Kjo për faktin se ishte e para përfaqësuese e vendit tonë në festival dhe arriti të pozicionohej në vendin e shtatë.

Edhe pas 13 vitesh, Eurovizioni nuk “ndahet” nga Anjeza.

Në disa video të postuara në Instagram, këngëtarja ka treguar se ishte komentatore e Festivalit Europian këtë vit në kanalin prestigjioz BBC përkrah komentatorit Scott Mills.

Ky është pa diskutim një tjetër sukses i këngëtares, sepse jo të gjithëve u vjen shansi të shfaqen në BBC e jo më të komentojnë një festival si Eurosong. /Blitz.al/

 

Shperndaje