Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtari shqiptar, pjesë e Sanremos. Fiorello, fansi i tij i zjarrtë…

(Video) Këngëtari shqiptar, pjesë e Sanremos. Fiorello, fansi i tij i zjarrtë…
October 20
18:54 2016

Një ndër artistët shqiptarë të cilët e zhvillojnë karrierën e tyre jashtë Shqipërisë është edhe këngëtari Ermal Meta.

Pas pjesëmarrjes së tij në Sanremo vitin e kaluar (në kategorinë e të rinjve), ai arriti të përzgjidhej si një nga këngëtarët që mund të konkurronin në kategorinë e të rriturve në vitin pasardhës.

Këtë gjë Ermal Meta e konfirmon nëpërmjet një videoje të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, të cilën në fakt e ka postuar showman-i Fiorello, i cili ka mbetur i impresionuar nga kënga e Ermalit.

“Jam duke dëgjuar këngën që Ermali dëshiron ta çojë në Sanremo. Ju nuk mund ta dëgjoni, por unë po. Spektakolare!” – shprehet Fiorello, i cili njëkohësisht i drejtohet moderatorit të Sanremos duke i thënë se nëse nuk ia pranon këngën shqiptarit, do ta arrestojnë!

Në fund, Fiorello i drejtohet Ermalit duke i thënë se ai mund të dalë fitues nëse merr pjesë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje