(Video) Këngëtari shqiptar mbush 18 vjeç, mjaftueshëm për të… ndezur një cigare!
Kur jemi të vegjël mezi presim të rritemi që të bëjmë gjëra që bëjnë vetëm të rriturit, siç është edhe të provojmë cigaren.
Siç e kemi mësuar edhe ditën e djeshme, këngëtari i label-it On Records, Endri ka festuar 18-vjetorin e lindjes në një festë të madhe me miqtë e tij më të ngushtë dhe kolegët e labelit.
Dikur, në perëndim kur djemtë mbushnin moshën 18 vjeç, kulmi i festës ishte humbja e virgjërisë, por me Endrin ka ndodhur ndryshe… kulmi i festës arriti kur ndezi një cigare bashkë me menaxherin, njëkohësisht edhe xhaxhai i tij, Mehmet Elshani.
Në një video të postuar së fundmi nga Elshani, shihet ai bashkë me Endrin teksa ndezin një puro sëbashku.
“Ai është 18 vjeç tani, mjaftueshëm i rritur për të ndezur një cigare të vërtetë”, – shkruan menaxheri në video.
Epo, gëzuar ditëlindjen Endri! /Blitz.al/