Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këngëtarët shqiptarë bëjnë paqe, këndojnë bashkë në duet këngën që hapi mjaft polemika

(Video) Këngëtarët shqiptarë bëjnë paqe, këndojnë bashkë në duet këngën që hapi mjaft polemika
November 14
11:24 2016

Muaj më parë, kur Nora Istrefi publikoi këngën “Sa t’kom dasht”, u hapën mjaft polemika sepse më parë kishte dalë një “teaser” i këngëtarit të Threedots, Brunos, me të njëjtën melodi dhe të njëjtin tekst, por me titullin “A bon me dit”. U fol gjatë në media se këtë këngë Nora e mori padrejtësisht nga Leonora Jakupi, për të cilën ishte bërë kënga fillimisht nga Threedots e që më pas iu dha Brunos. Megjithatë, pasi Nora pagoi labelin Threedots për këngën, ajo e lançoi duke u kthyer menjëherë në një hit dhe kështu kjo histori nuk u vazhdua më tepër.

Por mesa duket, ka pasur një paqe mes këngëtarëve pasi Bruno dhe Nora e kanë kënduar bashkë këngën “Sa t’kom dasht” në darkën private të organizuar nga Valdrin Sahiti në “Altar”.

Në fakt, atmosfera e krijuar ka qenë mjaft e bukur dhe të dëgjoje Norën e Brunon të këndojnë të njëjtën këngë pas gjithë atyre polemikave na bën të besojmë se arti shqiptar, përpos disa luhatjeve që janë normale, është tolerant dhe mjaft i bukur. Mesazhi që kanë dhënë Bruno dhe Nora duke kënduar këngën bashkë flet më shumë se çdo sqarim tjetër… /Blitz.al/

 

“Teaser”-i i Brunos:

Kënga e Norës:

Të dy bashkë duke kënduar në festën e Valdrin Sahitit:

Komento
Shperndaje