(Video) Kate Winslet: Kam insistuar shumë për të qenë pjesë e filmit “Titanic”

Kate Winslet ka qenë një aktore e panjohur në kohën kur është xhiruar filmi “Titanic”. Ajo i ka kërkuar rolin e Rose-s drejtorit të filmit James Cameron dhe ka ngulmuar shumë për ta marrë atë.
Në atë kohë Kate kishte vetëm 2 vjet në Hollivud, kurse sot është një aktore që ka fituar shumë çmime. Winslet ka punuar shumë për të qenë pjesë e skuadrës së Cameron-it dhe për të marrë rolin e Rose DeWitt Bukater, që e donte aq shumë.
Ajo mori pjesë në audicionet për këtë rol dhe tri ditë më pas i dërgoi Cameron-it një buqetë me trëndafila dhe një kartolinë ku shkruante: “Nga Rose juaj”. Kohët e fundit Kate ka thënë se për të marrë atë rol kishte shumë kandidate të mira, si Gwyneth Paltrow dhe Uma Thurman, por ajo pati fatin që Cameron ia besoi rolin.