Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Justin Bieber rrihet keq me një burrë…

June 10
10:15 2016

...

...
Picture 1 of 5

Për një moment, mund të keni menduar se Justin Bieber është rritur e maturuar, por pikërisht tani ai shkon e bën një gabim të madh. Ai është përfshirë në një konflikt fizik me një burrë sa dy- fishi i masës së tij dhe kjo para se ta mendonte gjatë dhe të vinte në punë logjikën.

Mund të themi pa frikë se përballë tij qëndronte një “elefant”, i cili pasi mori veten nga habia e grushtit të papritur të Bieber, e shtriu paq në tokë.  E gjithë kjo dëshmohet në një video të xhiruar pranë mesnatës, në hotelin  Cleveland. Ylli me flokët platin, duket nga video se po debaton me burrin e paidentifikuar. Një stuhi grushtat nga Bieber duket sikur i bënë shumë pak dëm kundërshtarit, ndërkohë që ky i fundit e rrëmbeu  këngëtarin dhe  e shtyu drejt trotuarit.

Të enjten, një zotëri me emrin Lamont Richmond nga Cleveland, ka postuar një video në Facebook duke pretenduar se ishte ai personi që u grind me Justin pasi i kishte kërkuar atij një autograf, për të bijën. Dëshmimtarët thonë se Bieber ishte bombarduar nga këkrkesat për fotografi dhe autografe dhe kjo mund të ketë qenë një arsye për të nisur grindjen. Në përpjekje për t’u dukur mirë ke fansat, Justin postoi një foto në Instagram me nënshkrimin: Asnjë gërvishtje në këtë djalë të bukur!

Komento
Shperndaje