Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Jonida Maliqi nuk paska lënë gjë pa marrë nga e ëma… edhe pallton madje!

(Video) Jonida Maliqi nuk paska lënë gjë pa marrë nga e ëma… edhe pallton madje!
October 10
10:16 2017

Amerikanët kanë një shprehje shumë interesante përsa i pëkret  ngjashmërisë mama-bijë: “I got it from my momma/ E kam marrë nga mamaja ime!”.

Dhe kësaj shprehjeje i shkon përshtat këngëtarja e njohur Jonida Maliqi bashkë më mamanë e saj, të cilën na duhet të themi se e kemi parë rrallë në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, këngëtarja ka shpërndarë një video ku tregon të ëmën, të veshur me një pallto të kuqe ndërkohë që në duar mban një veshje të ngjashme që me siguri është e Jonidës.

“Po këto qenkan njësoj”, – dëgjohet të thotë mamaja e Jonidës në video.

Po nuk është çudi pse këngëtarja e “Fantastik” i është përkushtuar modës kohët e fundit, gjë që e shohim edhe nga rrjetet sociale. E gjitha qenka në gen! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje