Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Johnny Depp i acaruar, një provë që Amber nuk e përdor dot

(Video) Johnny Depp i acaruar, një provë që Amber nuk e përdor dot
August 13
12:29 2016

“Lufta” gjyqësore mes Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdon të jetë e vrullshme. Aktorja ka bërë publike një video të bashkëshortit të saj teksa ai është acaruar, kërcënon dhe përplas mjete në kuzhinë. Amber e ka filmuar fshehtazi Depp në kuzhinën e banesës së tyre para akuzave të abuzimit. Në videon e publikuar nga TMZ shihet Amber teksa i kërkon falje bashkëshortit ndërkohë që ai vjen rrotull kuzhinës i acaruar, përpara se të zbulonte kamerën.

“Dëshiron të më shohësh të çmendur. Ta tregoj unë të çmendurin”,- dëgjohet Depp. Më vonë ai kupton se Amber po e filmon. “Sapo e nisa”,- pohon aktorja.

“Me të vërtetë?” – i kundërpërgjigjet Depp.

Videoja nuk do të përdoret si dëshmi në gjykatë, edhe pse Amber dëshiron ta vërë në funksion të çështjes. Kjo nuk do të cilësohet si provë pasi është redaktuar dhe Depp nuk ka qenë në dijeni të saj. Amber nuk është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj rreth abuzimit këtë javë për shkak të një emergjence të papërcaktuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje