Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Jennifer Lopez, një “bishë” e vërtetë edhe gjatë provave

(Video) Jennifer Lopez, një “bishë” e vërtetë edhe gjatë provave
February 08
13:33 2017

Ajo bën gjithçka që fansat presin prej saj: këndon, kërcen, bën akrobaci në skenë, mban gjallë atmosferën e të gjitha këto pa ndaluar as për 1 sekondë së qeni seksi.

Jennifer Lopez mbetet një ikonë e muzikës së sotme dhe një shembull për brezat e rinj që ëndërrojnë të bëhen pjesë e industrisë muzikore.

Këtë gjë po e dëshmon edhe në show-n e saj të fundit “All I Have” në Las Vegas.

Me energjinë që e karakterizon, JLo “u vë flakën” edhe provave.

Ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku duket të japë gjithçka nga vetja krahas trupës së saj të kërcimit, për të arritur performancën ideale për show-n.

47-vjeçarja, përveç talentit, tregon edhe një herë se gëzon një formë shumë të mirë fizike, që i lejon asaj të sillet si të dojë në skenë.

Një “vullkan” pra, që jep maksimumin e saj si përpara mijëra fansave, ashtu edhe gjatë provave. /Blitz.al/

 

Brushin’ it up before show tomorrow!!! See you there!! #allihave #jlovegas2017 #fewchanges #newtingzz

A video posted by Jennifer Lopez (@jlo) on

Share