Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ja si e injoron Ciara “live” ish-bashkëshortin

(Video) Ja si e injoron Ciara “live” ish-bashkëshortin
April 12
18:58 2016

Këngëtarja Ciara  ka marrë pjesë, bashkë me mikun e saj Ludacris, në “Good Morning America”.  Ciara dhe Ludacris do të shpallnin kandidatët për Billboard  Music Awards më 22 maj. Gjithashtu ata do të ndajnë edhe çmimet në natën finale.

Por gjërat morën një tjetër rrjedhë, kur Ciara po lexonte listën e artistëve në “Good Morning America”. Këngëtarja nuk ka dashur të prezantojë emrin e ish-bashkëshortit të saj. Ajo e  ka filluar dhe e ka lënë  fjalinë përgjysmë. Në sallë mbizotëroi heshtja derisa  Ludacris  prezantoi Future dhe Ciara vijoi përsëri me listën.

Ciara dhe ish-bashkëshorti i saj janë në një betejë të ashpër ligjore. Këngëtarja ka ngritur një padi për shpifje kundër tij.  Sipas saj, Future ka bërë shumë deklarata të rreme.

Kjo ka qenë arsyeja pse Ciara nuk ka dashur ta thotë emrin e tij në televizion.


ABC Breaking News | Latest News Videos

Komento
Etiketimet
Shperndaje