Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ish-pjesëtari i One Direction publikon këngën e parë solo

September 29
19:43 2016

niall-horan

 

Pas “stuhisë” së ndarjes së grupit britanik, One Direction, më në fund vijnë lajme të mira për të gjithë dashamirësit e ish-grupit.

Njëri nga pjesëtarët, Niall Horan, ka publikuar këngën e tij të parë solo. Këtë ai e kishte bërë të ditur të martën, kur tregoi edhe se do të firmoste një kontratë me label-in “Capitol Records” në SHBA.

“This Town” titullohet kënga e Horan, e cila është publikuar pak orë më parë në Youtube. Niall ka zgjedhur të tregojë vokalin e tij në këtë këngë, pasi “This Town” është në versionin akustik e në video, këngëtari i ri shfaqet duke kënduar ulur në një stol dhe duke luajtur në kitarë.

Deri tani, kënga është pritur me komente pozitive. /Blitz.al/

 

Shperndaje