Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Irma Libohova rikthehet në skenë. Përlotet për bashkëshortin e ndjerë

(Video) Irma Libohova rikthehet në skenë. Përlotet për bashkëshortin e ndjerë
March 22
15:24 2017

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Irma Libohova humbi bashkëshortin e saj, aktorin Besnik Kasa.

Në një kohë të shkurtër, duket se Irma ka vendosur që ta kthejë dhimbjen e saj në forcë dhe është ngjitur në skenë, në një event të organizuar nga Bashkia Durrës.

Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram dhe Facebook një video nga dalja e saj e parë pas fatkeqësisë. “Një jetë me ty”, – shkruan Irma në përshkrimin e videos, ndërsa në video dëgjohet të bëjë edhe dedikim për të ndjerin. “Kjo është dalja ime e parë pas humbjes së bashkëshortit”, – thotë këngëtarja. “Doja të shmangia daljen në media, sepse dëshiroja ta hidhërimin ta mbaja përbrenda. Kështu thoshte edhe bashkëshorti im, gëzimin ta ndajmë me të tjerët, hidhërimin ta mbajmë për vete. Për këtë, dua të këndoj një këngë që ai e donte shumë, “Një jetë me ty”. Do ta këndoj këtë këngë që ta dëgjojë atje lart ku është dhe unë do të lutem për të”.

Ndërkohë, videon e plotë mund ta shihni më poshtë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje