Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ilda Bejleri, kujdes se do të gjobitesh!

(Video) Ilda Bejleri, kujdes se do të gjobitesh!
October 15
16:22 2016

Moderatorja Ilda Bejleri ka postuar disa video në InstaStory duke kënduar në makinë.  Deri këtu nuk ka asnjë problem: ajo është thjesht duke kënduar një këngë që i pëlqen e duke bërë video, por një detaj që nuk mund të lihej pa u vënë re është se ajo nuk ka vënë rripin e sigurimit, madje e ka lidhur atë nga mbrapa.

Kjo është një shkelje dhe duket se Ilda është me fat që i ka shpëtuar një gjobe, pasi së fundmi janë gjobitur shumë shoferë për shkak të shkeljeve që kanë bërë.

Në kuadër të gjobave dhe masave që janë vendosur i themi moderatores të ketë kujdes se do të gjobitet! /Blitz.al/

Shperndaje