Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Hitet shqiptare të verës sipas Encës, flasin shumë për marrëdhëniet e saj me kolegët

(Video) Hitet shqiptare të verës sipas Encës, flasin shumë për marrëdhëniet e saj me kolegët
July 12
17:07 2017

Vetëm dy ditë na ndajnë nga lançimi i këngës së re të Encës, këngë e cila në fakt është bërë e famshme ende pa dalë sepse këngëtarja shumë herë ka publikuar video në rrjete sociale duke kënduar refrenin e saj.

Sot në Snapchat ajo ka vendosur të tregojë se cilat janë këngët e saj të preferuara shqiptare për këtë verë. Kënga e parë është e 2Ton me titullin “Urime”, kënga e dytë në preferencat e Encës është bashkëpunimi më i ri i Ronela Hajatit me Adrian Gaxhën “Ka je” dhe kënga e tretë është “Bella” e Butrint Ymerit. Dhe siç e prisnim në fakt, në fund ajo ka publikuar edhe disa sekonda të këngës së saj të re, duke e futur menjëherë në listën e këngëve më të mira të kësaj vere.

Ajo që na bën përshtypje është që asnjë nga këngët e preferuara të Encës nuk është nga ato të lançuara nga labeli OTR, ç’ka flet shumë për marrëdhënien e saj me ish-familjen muzikore ku ka qenë pjesë deri vitin e kaluar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje