Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Habit Madonna: “Premtoj seks oral për të gjithë ata që do të votojnë për Hillary-n!”

(Video) Habit Madonna: “Premtoj seks oral për të gjithë ata që do të votojnë për Hillary-n!”
October 20
10:33 2016

Nëse keni dëgjuar se do të merrni shtrëngime duarsh apo puthje në faqe nga disa personazhe publike nëse votoni për Hillary Clinton, këngëtarja kontroverse Madonna sapo e  ka çuar premtimin elektoral në një tjetër nivel!

Teksa ishte duke prezantuar një gjeni të komedisë në skenën e “Madison Square Garden”, Madonna ka thënë: “Edhe një gjë të fundit përpara se të prezantoj mjeshtrin e humorit, nëse ju votoni për Hillary Clinton unë ju premtoj seks oral, OK?”

Ajo madje ka vazhduar edhe më tej duke treguar mënyrën se si do të bënte seks oral: “Unë jam e zonja për këtë. Kaq di të them. Kam edhe një shikim shumë të mirë gjatë kohës që e bëj këtë”,- ka thënë Madonna ndërkohë që në publik kanë shpërthyer ovacionet. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje