Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gwen Stefani i ndryshon përgjithmonë jetën një djali të dhunuar

(Video) Gwen Stefani i ndryshon përgjithmonë jetën një djali të dhunuar
August 02
09:33 2016

Mijëra fansa kanë qenë të pranishëm në një koncert të Gwen Stefani në “West Palm Beach” në Florida. Ndërkohë që ajo performonte, këngëtarja ka parë një grua të mbante një tabelë të bardhë në dorë dhe menjëherë kurioziteti e shtyu të afrohej dhe të shikonte se çfarë kishte shkruar.

Pas pak, Stefani kuptoi se në tabelë shkruhej: “Djali im ka qenë i dhunuar nga moshatarët e tij nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Ai vinte çdo ditë i mërzitur në shtëpi dhe mbyllej në dhomë duke dëgjuar muzikën tënde dhe qeshte…”, – ka thënë mamaja duke shpjeguar se Gwen Stefani ka qenë një frymëzim për djalin e saj.

Menjëherë pas këtij momenti, këngëtarja e emocionuar mori djalin në skenë. Pikërisht në këtë moment jeta e tij ndryshoi përgjithmonë. E gjithë audienca thërriste emrin e tij dhe e inkurajonte duke brohoritur. Djaloshi Brandon është ndier më i lumtur se kurrë teksa idhulli i tij e përqafonte. Gjithashtu, Stefani e ftoi edhe në prapaskenë që Brandon të njihej me djemtë e saj, me të cilët ai është pothuajse në të njëjtën moshë.

Këtë moment të bukur Stefani e shpërndau edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale duke thënë se ndihej mjaft krenare që mundi të ndihmojë sadopak djalin e vogël. /Blitz.al/

 

Shperndaje