Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Greta Koçi: Herën tjetër do t’ju mbledh për dasmë

(Video) Greta Koçi: Herën tjetër do t’ju mbledh për dasmë
October 01
21:16 2016

Një ndër personazhet e intervistuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Thumb” në Top Channel, të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ka qenë këngëtarja Greta Koçi.

Para pak ditësh ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të, në një “party” të organizuar me shumë të ftuar, një pjesë e të cilëve personazhe të njohur të ekranit shqiptar.

Ndër të tjera, Greta i është përgjigjur edhe pyetjes nëse është lodhur duke e festuar ditëlindjen disa herë, në të njëjtën mënyrë.

Ajo u shpreh se ndihet “e detyruar” të mbledhë kaq shumë njerëz për arsye se ka shumë miq, por ndërkohë u dha atyre një premtim:

“Po ju mbledh për 25-vjetor dhe do t’ju mbledh vetëm kur të martohem, që të më vini e të më bëni ahengun”, – u shpreh ajo me shaka, duke thënë se kjo është hera e fundit e një feste të madhe ditëlindjeje, pasi është lodhur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje