Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gjashtë herët e Çiljetës… A e mbanit mend kështu?

(Video) Gjashtë herët e Çiljetës… A e mbanit mend kështu?
September 25
19:34 2016

Pasditen e sotme, Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar tek “E diela shqiptare” mes këngëtarëve Juliana Pasha, Rovena Dilo, Roland Hysi (WSF) dhe Orinda Huta. Moderatori Ardit Gjebrea u kish bërë një surprizë këngëtarëve që kanë marrë pjesë që në fillimet e festivalit “Kënga magjike”. Edhe Çiljeta ka qenë ndër këta këngëtarë dhe ka marrë pjesë  që në vitin 1999.

Në videon surprizë të këngëtares janë shfaqur gjashtë këngët që ajo ka kënduar në këtë festival. Por pjesa më e veçantë, ku Çili u emocionua shumë, ishte kënga e parë në 1999-n. Në “Kënga magjike 1”  ajo ka qenë vetëm 14 vjeçe dhe ka kënduar me Doktor Florin. Përveç këngëve, nuk mund të lihen pa u vënë re edhe ndryshimet drastike të look-ut që Çiljeta ka bërë në çdo festival.

Këto imazhe e kthyen pas në kohë këngëtaren, e cila pasi pa videon qeshi dhe plot humor tha: “Sa e vogël paskam qenë! Jam rritur shumë, por tani jam më e lumtur se e mbaj shpinën drejt”, duke iu referuar ndërhyrjes që ka bërë për zvogëlimin e gjoksit. Shihni videon për të kujtuar edhe një herë Çilin adoleshente dhe këngët që ka kënduar në “Kënga magjike”. /Blitz.al/

Shperndaje