Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gazetari i njohur sportiv merr urimin më të veçantë për ditëlindje

September 20
10:55 2016

Endi Tufa - Facebook

Jemi mësuar që gazetarët sportivë t’i shohim vetëm në studio televizive, duke analizuar ndeshje të ndryshme apo në studiot e improvizuara në fushat e futbollit, por rrallë na ndodh që t’i shohim këta të fundit në përditshmërinë e tyre, kur janë edhe tejet të lirshëm e jashtë kornizave të profesionit.

Një nga gazetarët sportivë më të njohur është Endi Tufa, të cilin jemi mësuar ta ndjekim në Top Channel. Ai sot ka marrë një urim shumë të veçantë dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook. Endi Tufa ka shpërndarë një video ku shfaqet me djalin e tij të vogël dhe këndojnë këngën e ditëlindjes. Ky ka qenë një moment mjaft i bukur për të dy, baba e bir, dhe pjesa më e këndshme është kur djali i vogël në fund thotë: “E ka ditëlindjen babi dhe unë!”

Ne u urojmë të dyve ditëlindjen dhe të kenë gjithnjë momente të tilla kaq të bukura pranë njëri-tjetrit! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje