Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Futbollisti i Kombëtares, “shpejtësi dhe çmenduri” përtej limiteve në autostradë…

(Video) Futbollisti i Kombëtares, “shpejtësi dhe çmenduri” përtej limiteve në autostradë…
October 12
16:08 2016

Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit momentalisht janë emrat më të lakuar në të gjithë vendin, sepse që prej Kampionatit Europian, ku ata patën një performancë mjaft të mirë, pritshmëria jonë është rritur edhe më tepër.

Njëri prej tyre, Ergys Kaçe, i cili luan me skuadrën e FC Viktoria Plzen, ka postuar një video në profilin e tij në Facebook ku shfaqet duke i dhënë një makine “Ferrari” me një shpejtësi mjaft të lartë. Mesa duket edhe nga videoja, ajo shpejtësi i tejkalon limitet e lejuara, madje futbollisti ka thënë edhe që e ka shkarkuar këtë video ndërkohë që ngiste makinën.

Me siguri, as trajnerit të FC Viktoria Plzen dhe as De Biasit nuk ka për t’i pëlqyer kjo video, pasi futbollisti vendos në rrezik veten. Të njëjtën gjë kanë shprehur edhe disa prej ndjekësve që kanë komentuar te videoja.

Ergys, vrapo në fushë siç di ti, por te makina duhet tjetër ritëm! /Blitz.al/

Shperndaje