Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Flori Mumajesin e shoqëron një “mike” e veçantë në koncerte

(Video) Flori Mumajesin e shoqëron një “mike” e veçantë në koncerte
August 02
13:47 2016

Ata që e njohin nga afër artistin Flori Mumajesi e dinë mirë që veç talentit, Flori ka edhe një sens humori për t’u admiruar. Lëvizjet e shpeshta të artistëve nëpër qytete të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj në koncerte, ndonjëherë mund të bëhen edhe të lodhshme për ta. Pothuajse gjatë gjithë verës në makinë duke udhëtuar, shumë pak kohë për pushime (për të mos thënë aspak) mund të behej e mërzitshme nëse nuk do të kishin personat e duhur.

Duket se Flori e ka gjetur tashmë personin e duhur që e shoqëron në koncerte. Ajo është “Bletushja” e cila ka një “marrëdhënie të komplikuar” me Ganiun, Ermal Mamaqin, Florin, Kim Kardashian. Bletushja ka dëshira, jep mendime, madje bën edhe poezi.

DJ Vicky i cili ashtu si Flori ka shumë humor, ka sjellë një mike shumë speciale për të gjithë. Viki shoqëron Florin në koncerte jo vetëm me muzikën që luan por edhe me Bletushen e cila u pëlqen shumë atyre që i ndjekin në instagram.

Është kthyer si një serial dhe nga fansat kërkohet më shumë nga Bletushja… Çfarë ka ndodhur me Ganiun, pse shkon Bletushja te okulisti, pse Flori qesh kaq shumë me të? Ne kemi menduar t’ua sjellim të gjitha këto në një video. Je “njish” Bletushe! /Blitz.al/

Shperndaje