Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Flori & Ledri, “harrakatët” që dashurojnë përtej pamjes

(Video) Flori & Ledri, “harrakatët” që dashurojnë përtej pamjes
July 08
20:02 2016

Surpriza e artistëve nuk ishte vetëm bashkëpunimi mes tyre, por fakti që në të njëjtën ditë do të publikohen dy këngë, krejt të ndryshme nga njëra- tjetra. Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë sjellë një këngë e cila do të mbushë shumë njerëz me dashuri dhe do të mbetet gjatë në zemrat e publikut.

“Beautiful” është një këngë që na bën t’i shohim ndryshe dy artistët. Ata kanë sy që shohin përtej pamjes. Nuk ka rëndësi si e shohin të tjerët sepse “Ajo” është e bukur, është më shumë se e bukur…

Flori & Ledri nuk janë vetëm dy nga këngëtarët më të pashëm të showbiz-it, por ata dinë të duan dhe jo vetem për “showbiz”. Ndoshta kjo i bën edhe më të dashur për publikun.

Flori Mumajesi ka krijuar një këngë ku ndjenja shprehet ndryshe, ku nuk ka lule, romanca, yje por ka dashuri që mbetet e pandryshueshme pavarësisht gjërave që ndodhin në jetë.

Edhe “Beautiful” është produksion i “Three Dots”, me muzikë nga Flori Mumajesi, me teksti nga Flori dhe Ledri dhe videoklipi është realizuar nga “Entermedia”.

Shijojeni…

Per tu pare nga Gjermania

Etiketimet
Shperndaje