Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Flet modelja, “viktima” e Chris Brown: Ja çfarë përjetova…

(Video) Flet modelja, “viktima” e Chris Brown: Ja çfarë përjetova…
August 31
11:05 2016

Pas arrestimit të këngëtarit Chris Brown me akuzën e kërcënimit me armë, flet “viktima”, e cila lajmëroi policinë.

Bëhet fjalë për modelen Baylee Curran, e cila ka dalë duke vrapuar nga rezidenca e Brown në Los Angeles. Sipas dëshmive të saj, Curran pretendon se ka qenë thjesht duke parë disa diamante në shtëpinë e këngëtarit, kur ai i erdhi nga mbrapa e filloi të bërtiste.

“Chris hyri, nxori armën dhe tha: “Jam lodhur nga njerëz si ju”. Më pas më tha të largohesha menjëherë nga shtëpia”, – rrëfen Curran për “Extra”.

Ajo më tej jep detaje të momenteve të largimit, ku tregon se iu desh të fshihej edhe poshtë një makine për t’i shpëtuar rrezikut.

Modelja, e cila insiston se nuk e ka krijuar të gjithë këtë histori për publicitet, i ka lënë edhe një mesazh këngëtarit:

“Do t’i thosha Chris-it: “Ji njeriu i mirë që unë njoh. Dua të them, trego të vërtetën sepse jam e sigurt se ajo do të dalë një ditë”, – u shpreh Curran. /Blitz.al/

Shperndaje