Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Fiori Dardha do të vazhdojë të mbetet “beqare”

(Video) Fiori Dardha do të vazhdojë të mbetet “beqare”
April 04
09:05 2016

 

Fundjavën që lamë pas, prezantuesja e emisionit “Fiks fare”, Fiori Dardha, ka qenë e ftuar në një dasmë e cila i solli, për disa sekonda, shpresën që më në fund do të ketë dasmë edhe për vetë Fiorin. Edhe pse është në një lidhje të gjatë me partnerin e saj, regjisorin Donard Hasani dhe kanë një djalë, Fiori gjithmonë e ka shprehur  me humor “pakënaqësinë” e saj që partnerin e ka vetëm bashkëjetues dhe jo bashkëshort, duke qenë se nuk janë celebruar e as kanë bërë dasmë. Prandaj ajo, në dasmën ku ishte e ftuar, ka luftuar me “mish e me shpirt” për të kapur buqetën e luleve që e hedh nusja e që supozohet që vajza që do ta kapë do të ketë dasmë së shpejti. Por, pavarësisht luftës së ashpër që bëri moderatorja e “Fiks fare” me vajzat e tjera që kishte ngjitur, buqeta i iku nga duart për pak fare. Fiori e dashur, mos u mërzit, duhet të presësh edhe pak për dasmën ose, siç e ke thënë edhe ti vetë në Facebook, “provo përsëri”, mbase herën tjetër do të kesh më shumë fat në kapjen e buqetës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje