Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Fergie publikon “M.I.L.F.”, videon sensuale me Kim Kardashian, Ciara e shumë të tjera

(Video) Fergie publikon “M.I.L.F.”, videon sensuale me Kim Kardashian, Ciara e shumë të tjera
July 02
10:21 2016

Këngëtarja Fergie sapo ka lançuar këngën e saj më të re të titulluar “M.I.L.F.”, në videon e së cilës shfaqet si liderja seksi e “Milfville”.

Ish-vokalistja e grupit të famshëm “Black Eyed Peas” ka vendosur të mbledhë në një klip shoqet e saj më të mira, njëkohësisht mamatë seksi (MILF); Kim Kardashian, Chrissy Teigen, Ciara e shumë të tjera, për të qenë pjesë e një historie të thjeshtë, ku një shitës qumështi shpërndan produktin e tij te shtëpiaket.

Nga sa shihet në video, 41-vjeçarja Fergie shfaqet shumë sensuale në skena të ndryshme, në një qendër masazhi, në vaskë. Dozën e “çmendurisë” e rrisin shumë  Ciara dhe Kim Kardiashian, që në forma të ndryshme lahen me qumësht.

Të tjera femra të bukura prezente në video janë edhe Alessandra Ambrosio, Isabeli Fontana, Tara Lynn, Angela Lindvall, Natasha Poly, Amber Valletta, Gemma Ward.

“Ndryshimi i akronimit MILF në ‘Mama që dua ta ndjek” është me qëllim për të fuqizuar femrën. Ato kanë një karrierë, familje dhe përsëri e gjejnë kohën për t’u kujdesur për veten e për t’u ndierë seksi”, – shprehet Fergie për “Entertainment Weekly”.

“M.I.L.F.” është kënga e parë e publikuar nga albumi i ri i Fergie-t, që me shumë mundësi do të titullohet “Double Dutchess”.

Etiketimet
Shperndaje