Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Fast & Furious 8” – publikohet një nga skenat “e frikshme” të filmit

(Video) “Fast & Furious 8” – publikohet një nga skenat “e frikshme” të filmit
June 05
16:11 2016

Produksioni i kapitullit të tetë të “Fast & Furious” këto ditë është zhvendosur në Cleveland, Ohio.

Ajo që i ka lënë gojëhapur të gjithë është një video e postuar në Youtube, që paraqet një skenë të filmit, të cilën nuk do ta besonit si të vërtetë, po të mos shihnit këtë video.
4 makina që bien nga kati i katërt dhe i pestë i një ndërtese në qendër të qytetit amerikan.

Pamjet janë përhapur shpejt nëpër rrjetet sociale, duke arritur miliona klikime, gjë që dëshmon edhe për padurimin e fansave për të ndjekur filmin i cili pritet të dalë në vitin 2017.

Nga informacionet e para, historia e “Furious 8” do të shohë sërish si protagonistë Dominic Toretto-n (Vin Diesel) dhe bandën e tij.
Pjesa më e madhe e aktorëve të filmit të fundit do të jetë pjesë edhe këtë herë; Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Kurt Russell, Dwayne Johnson, duke shtuar përfshirjen e aktores fituese të çmimit “Oscar”, Charlize Theron.