Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ermal Mamaqin kaq seksi s’e keni parë kurrë!

(Video) Ermal Mamaqin kaq seksi s’e keni parë kurrë!
August 02
21:46 2016

Vetëm pak ditë më parë, ju treguam një foto ekskluzive nga prapaskenat e “promo”-s së emisionit të ri të Ermal Mamaqit në Tv Klan. Në foton e siguruar nga Blitz.al patëm mundësi të njihemi me modelen super-seksi Kristin Prengajn, e cila do të kishte jo pak rol në spotin prezantues dhe kjo na ngjalli edhe më tepër kureshtjen.

Epo, mesa duket, momenti për ta parë më konkretisht se çfarë do të bënte bukuroshja në këtë spot dhe çfarë lidhje kishte ajo me moderatorin Ermal Mamaqi ka ardhur, pasi “promo” është gati për publikun. Siç edhe mund ta kishim parashikuar, pozat dhe lëvizjet e modeles Kristin do t’i rrisin edhe më tepër temperaturat e këtyre ditëve të verës dhe do të na mbajë në këtë “nxehtësi” kurioziteti e misteri deri në shtator kur pritet të fillojë edhe emisioni i ri i Ermalit.

Ajo çka mund të kuptojmë prej këtij spoti është se formati i ri i emisionit premton shumë humor, ashtu siç në fakt Ermali di të bëjë më së miri. Deri atëherë, ne jemi në pritje për të zbuluar të tjera detaje rreth emisionit, pasi duhet thënë se edhe publiku po e pret me padurim! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje