Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Era Istrefi tregon se di të këndojë “live”

May 17
20:08 2016

Era Istrefi është bërë kryeqendra e lajmeve rozë muajt e fundit për shkak të kontratës së saj me kompaninë gjigante “Sony”. Ky lajm i ka gëzuar pamasë shqiptarët, pasi është hera e parë që një këngëtare nga Shqipëria bëhet pjesë e tregut ndërkombëtar duke qenë një produkt “puro” shqiptar.
Pavarësisht kësaj, pas performancës në kanalin prestigjioz gjerman Pro7, ku Era performoi hitin që e bëri të famshme ndërkombëtarisht, “BonBon”, komentet se Era nuk di të këndojë “live” ishin të shumta. Kjo nxitur edhe nga fakti që performanca në Pro7 ishte me “playback”.
Por në një intervistë në “1 kafe me Labin”, Era u ka dhënë një shuplakë të mirë këtyre komenteve duke treguar se jo vetëm që di të këndojë, por di të këndojë shumë mirë madje. “Si?”-në e keni në videon më poshtë:

Aktualisht, Era është në vazhdim të projekteve të saj me kompaninë “Sony” dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të kemi një “BonBon” në anglisht.

Etiketimet
Shperndaje