Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Era Istrefi i këndon një personi të veçantë

(Video) Era Istrefi i këndon një personi të veçantë
September 01
10:25 2016

Kohët e fundit e kemi parë Erën të udhëtojë shpesh për sa i përket angazhimeve të saj në muzikë dhe ftesave ne televizione apo radio të njohura në vende të ndryshme të Europës e SHBA-ve.

Pavarësisht kësaj, ajo ka treguar se gjen gjithmonë kohë për familjen, sidomos për mbesën e saj të vogël, Renée-n. Këtë na e ka treguar nëpërmjet postimeve në Facebook, Instagram apo SnapChat, ku shpeshherë poston foto apo video me vogëlushen, pavarësisht angazhimeve të ndryshme jashtë dhe brenda vendit.

Në disa video të postuara mbrëmjen e kaluar në SnapChat, mund të shohim  Renée-n e vogël të “kërcejë” nën tingujt e pianos në të cilën luan i ati, Robert Berisha. Ndërsa në një video të dytë mund të dëgjojmë zërin e Erës t’i këndojë vogëlushes vargjet “Beautiful Renée/E bukura Renée”, sigurisht e shoqëruar nga tingujt e pianos.

E gjitha kjo na jep një panoramë të bukur të lidhjes që Era ka me mbesën e saj të vogël, Renée-n. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje