Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Enca zbulon projektin e ri: “Kjo do të jetë kënga ime e preferuar”

(Video) Enca zbulon projektin e ri: “Kjo do të jetë kënga ime e preferuar”
May 27
14:24 2016

Prej kohësh është përfolur për një projekt të ri, një bashkëpunim të Encës dhe Noizy-t. Deri tani nuk kishte asgjë konkrete, veç asaj që kishin thënë vetë këngëtarët nëpër rrjetet sociale.

Para disa orësh, Enca ka postuar një video në Instagram, ku ka nxjerrë një pjesë të këngës së re.  Nga kjo video duket se kënga është akoma në realizim e sipër.  Këngëtarja thotë se kjo është kënga e preferuar nga të gjitha ato që ka shkruar dhe ka kënduar. Por  çfarë nuk dimë ende është fakti nëse ky projekt është bashkëpunimi me Noizy-n apo një tjetër këngë e Encës për fillimin e sezonit veror.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse  të presim se me çfarë do të na surprizojë Enca këtë herë…

 

Shperndaje