Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Enca Haxhia ndihet e bezdisur nga Lorik Cana

(Video) Enca Haxhia ndihet e bezdisur nga Lorik Cana
May 28
12:23 2016

Këngëtarja Enca Haxhia njihet jo vetëm për fotot dhe videot provokuese që shpesh herë poston në rrjete sociale e më pas ato ripostohen menjëherë nga ndjekësit e saj të shumtë, por edhe për sensin e saj të humorit që jo rrallë herë e demonstron me anë të videove.

Këtë herë Enca ka vendosur të bëjë një shaka lidhur me kapitenin Lorik Cana. Gjatë kohës që Enca ka qenë në mes të trafikut duke qëndruar si pasagjere në një makinë, vihet re nga xhami një reklamë e Lorik Canës. Duket se Enca ka bërë humor me këtë fakt, duke luajtur rolin sikur të ishte Loriku i vërtetë (dhe jo në fotografinë e reklamës) ai që vazhdon ta shoqërojë me sy. “Me lër pra rehat, o Zot mos më shif’ se më bën me siklet”, – ka thënë Enca ndërkohë që bënte video në Snapchat.

Enca në këtë video në Snapchat shfaqet e lyer me make-up tejet veror, me ngjyra të çelura. Nuk e dimë nëse ajo është duke xhiruar ndonjë klip të ri me këtë look, por ajo çka mund të themi me siguri është se Enca ka aftësi në aktrim sepse jo rrallë herë ajo i surprizon ndjekësit e saj me të tilla “aktrime improvizuese” por që në fakt tregojnë një tjetër anë artistike të saj.

Më poshtë ndiqni edhe ju videon që ajo ka publikuar në Snapchat:

Shperndaje