Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Emocionohet Enca, fansat e saj këtë herë kanë thyer çdo rregull

(Video) Emocionohet Enca, fansat e saj këtë herë kanë thyer çdo rregull
September 19
19:34 2016

Shpesh Enca poston në rrjetet sociale foto me fansat ose foto të dhuratave që ata i bëjnë. Ajo është një këngëtare shumë e dashur për publikun dhe duket qartë nga numri i madh i fansave që ka.

Pak më parë, Enca ka postuar në Instagram një video, ku fansat e saj vrapojnë për ta takuar, pavarësisht masave të sigurisë. Këngëtarja duket shumë e emocionuar dhe nuk është shqetësuar aspak nga ky veprim “rebel”, përkundrazi ajo është entuziazmuar jashtë mase.

Në postimin në Instagram, ajo shkruan: “Nëse dikush më thotë që fansat e mi nuk janë më të mirët në botë, ata gënjejnë! Encatics “thyen” sigurimin për të më dhënë përqafimin më të ngrohtë në botë. Një nga momentet më emocionuese në jetën time si artiste”./Blitz.al/

Shperndaje