Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Emeli Sande rikthehet më fuqishëm se kurrë

(Video) Emeli Sande rikthehet më fuqishëm se kurrë
October 06
15:44 2016

Pas një mungese prej 4 vitesh në tregun muzikor amerikan, britanik e ndërkombëtar, Emeli Sande është rikthyer fuqishëm me këngën “Hurts”.

Për t’i paraprirë albumit “Long Live The Angels”, Sande ka publikuar “Hurts” në Youtube, Spotify, Itunes, Tidal e shumë tregje të tjera online.

“Unë nuk jam prej guri, ndiej dhimbje”, – thotë artistja skoceze në refrenin e këngës që temë kryesore ka një marrëdhënie të shkatërruar dhe përpjekjet për t’u “shëruar” nga kjo marrëdhënie. Në një klip bardhë e zi, Emeli shfaq të gjitha aftësitë vokale dhe interpretuese të saj, filmuar nga kamera që ndryshojnë orientimin vazhdimisht. Videoja e kësaj këngë, që na duhet të pranojmë se është një nga më të bukurat e vitit, ndoshta edhe të dekadës, përmban edhe disa simbole artistike, si shqiponja, era, deti dhe huta.

Për më shumë, ju sugjerojmë të shihni videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje