Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Elvana Gjata shtatzënë?

(Video) Elvana Gjata shtatzënë?
November 14
11:49 2016

Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë figura kryesore e mbrëmjes së djeshme në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti në “Altar” për lançimin e koleksionit të tij të ri, sepse ajo është edhe partnerja e stilistit në këtë biznes.

Por përtej një nate mjaft mirë të organizuar dhe shumë të hareshme, çka u pasqyrua edhe në rrjete sociale, neve të Blitz.al na ka bërë përshtypje një detaj shumë i rëndësishëm tek Elvana Gjata. Këngëtarja kishte vendosur të vishte një “jumpsuit” që ishte në përmasa më të mëdha e ku asnjë formë nuk duket sepse veshja i mbulon.

15044667_1892744440953955_471981791_o

Gjithashtu, në një video që ka hedhur Lori Hoxha në Snapchat, mund të vihet re fare mirë barku i rrumbullakosur i këngëtares dhe një “emoji” me zemër që Lori ka vendosur, çka shton edhe më tepër dyshimet.

15065050_1313433525346449_823839673_o

15101860_1313433518679783_930139526_o

Pra, Elvana Gjata është shtatzënë?

Në fakt, prej kohësh flitet se këngëtarja është në një lidhje me Flori Mumajesin, edhe pse asnjëri nga të dy nuk është prononcuar ndonjëherë publikisht lidhur me këtë fakt. Gjithashtu, nëse analizojmë pak më thellë, vetëm rreth një javë më parë, Flori Mumajesi publikoi një video në Instagram ku dukej barku i rrumbullakosur i një vajze, e cila pranë barkut kishte vendosur këngën e tij. Mediat dhe portalet folën se kjo ishte një shenjë që Flori dha se ai do të bëhej baba.

Emocionuse deri ne ngjethje👼Me mire ta njohe boten jashte qe tani me muzike…

A video posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on

 

Mos kemi të bëjmë me ardhjen e një fëmije në jetë nga dy këngëtarët aq të dashur për publikun?

Për aq kohë sa Elvana Gjata nuk preferon të prononcohet, kjo mbetet me pikëpyetje, por nëse të gjitha këto detaje zbulojnë pas një të vërtetë, atëherë ky do të ishte lajmi më i bukur, duke marrë parasysh se sa pëlqehet këngëtarja nga të gjithë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje